INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi i dha 'ULTIMATUM' reagon Presidenti Ilir Meta duke ironizuar: Kush është Balla...

Pasi i dha 'ULTIMATUM' reagon Presidenti Ilir Meta duke ironizuar: Kush është Balla...

Publikuar më: 15:38 16-01-2019

Pas deklaratës së Taulant Ballës, i cili u shpreh nga Elbasani se deri në orën 17:00, Presidenti do t’i ketë dhënë fund një historie të pakuptimtë të dekreteve që në të gjitha ministritë të vijojë puna, ka reaguar presidenti Ilir Meta.

Meta është pyetur nga gazetarët në lidhje me qëndrimin e Ballës.

Meta ironizoi deputetin socialist, duke u shprehur: Kush është Balla, Kryetari i Këshillit të Sigurimit?

Ndërkohë për sa i përket dekretimit të kryeministrit Edi Rama si ministër i Jashtëm, Meta po ashtu është përgjigjur shkurt duke deklaruar se 'Kushtetuta është mbi të gjitha'.

Article Logic
Execution time: 0.0030369758605957