INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi i bëri 'follow' Chris Brown, gazetarja zbulon 'sekretet' e Samanta Karavellës: Ja bashkëpunimi gjigand! [VIDEO]

Pasi i bëri 'follow' Chris Brown, gazetarja zbulon 'sekretet' e Samanta Karavellës: Ja bashkëpunimi gjigand! [VIDEO]

Publikuar më: 22:45 18-11-2018

Ajo është një ndër këngëtaret më të pëlqyera shqiptare dhe jo vetëm. Bëhet fjalë për Samanta Karavella, këngëtarja e cila përflitet rrallë nga mediat rozë për skandale të mundshme, apo veshje provokuese.

Por së fundmi Samanta u përfol në media pasi reperi me famë botërore, Chris Brown i ka bërë 'follow' në Instagram, madje vetë Samanta u shpreh mjaft e gëzuar për këtë fakt. Por e dini se shumë shpejt Samanta ka një projekt gjigand dhe se pritet të jetë në bashkëpunim me një reper?

Epo nëse nuk e dini, këtë e ka zbuluar gazetarja e express, Xhulia Karavella e cila ishte e ftuar së fundmi në Fun Day me moderatore Fatma Methasani, së bashku me gazetarin e IN Tv, Armend Dumbo. 

Xhulia zbuloi për "Fun Day" se Samanta ka gati 3 projekte muzikore dhe një prej tyre do të jetë një bashkëpunim mjaft gjigand dhe pritet të jetë reper, pasi teksa po tregonte planet e Samantës, gazetari i intv.al, Armendi e ndërpret duke i thënë: "Mos ndoshta do jetë si bashkëpunimi i Rita Orës dhe Eminemit? ", duke nënkuptuar se bashkëpunëtori do të jetë reper dhe shumë i famshëm dhe Xhulia e pohon. Shqiptar apo i huaj, presim të na e zbulojë vetë Samanta!/intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0035989284515381