Prej vitesh të tëra ai ishte kompozitori i saj i preferuar dhe ajo për të, këngëtarja që premtonte shumë.
Por këtij bashkëpunimi të gjatë mes Flori Muamjesit dhe Elvana Gjatës, i erdhi fundi. Kjo sepse këngëtarja mendoi që suksesi i saj të kalonte kufijtë kombëtarë. Rrugët e tyre u ndanë dhe si duket edhe marrëdhënia shpeshherë e përfolur, u prish. Ditën e djeshme Elvana publikoi klipin e shumëpritur dhe urimet ishin të shumta si nga miqtë, fansat apo edhe thjesht ndjekësit e saj.
Por dikush që nuk reagoi ishte pikërisht ai, ish bashkëpunëtori i saj, Flori Muamjesi i cili nuk kishte një urim për projektin e ri të 30 vjeçares. Menjëherë pasi Elvana lançoi klipin, Flori bëri një postim që nuk kishte lidhje aspak me projektin e këngëtares. Por fansat nuk e kanë pritur aspak mirë këtë dhe janë ndjerë të zhgënjyer.
“Mendova se do postoje këngën e Elvanës. Si ka mundësi kaq kohë sa keni bashkëpunu bashkë, sot nuk i jep mbështetje siç po i japin artistët e tjerë?”, ka shkruar dikush duke i paraprirë edhe mesazheve të tjera me përmbajtje të tillë. Mëgjithatë Flori vazhdon të bëjë indiferentin./intv.al/