INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi “ e ngacmoi” Chris Brown, shihni çfarë bën Rihanna me të dashurin e saj miliarder [FOTO]

Pasi “ e ngacmoi” Chris Brown, shihni çfarë bën Rihanna me të dashurin e saj miliarder [FOTO]

Publikuar më: 19:33 19-08-2017

Pasi postoi emojin e dy syve që shikonin me kureshtje foton përvëluese të Rihannës, Chris Brown ka rrëfyer gjithçka se çfarë ndodhi atë natë kur rrahu brutalisht Rihannën në vitin 2009. Por RiRi e ka lënë të kaluarën e saj pas dhe as nuk i interesojnë intervistat apo komentet e Chris Brown.

Ajo duket e lumtur me të dashurin e saj miliarder Hassan Jameel dhe kjo dallohet në çdo dalje të tyre. Nëse ekzistonin dyshime për lidhjen e tyre, ylli i muzikës dhe trashëgimtari i “Toyota” janë parë sërish krah njëri-tjetrit në Londër dhe duken shumë komodë teksa po dilnin nga restoranti “Chiltern Firehouse”.

Ndryshe nga Chris Brown, Jameel po na tregon se është shumë romantik pasi përveç se e ka çuar në restorant, mbante edhe çadrën si një “gentleman” që e dashura e tij mos të lagej.

Le të shohim sa do zgjasë kjo romancë!

Article Logic
Execution time: 0.0052459239959717