INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi e akuzoi se këndon me ''playback'', Ledina Çelo sulmon sërish Elvana Gjatën, ja çfarë thotë për të [FOTO]

Pasi e akuzoi se këndon me ''playback'', Ledina Çelo sulmon sërish Elvana Gjatën, ja çfarë thotë për të [FOTO]

Publikuar më: 21:43 19-07-2018

Elvana Gjata ka mbajtur një koncert recital në Tiranë më 3 shkurt, me rastin e ditëlindjes së saj, ku ishin të ftuar 100 miqtë e saj më të mirë dhe të gjithë e mbajmë mend sepse ky koncert u transmetua në formën e një dokumentari në Top Channel, mirëpo këngëtarja e njohur Ledina Çelo asokohe hodhi dyshime mbi koncertin e Elvana Gjatës duke supozuar se nuk ka kënduar live.

 

lda.jpg

E ftuar në “Pushime on Top”, Ledina i është rikthyer komentit të saj dhe sqaron dashamirësinë që ka për këngëtaren Elvana Gjata.

“Elvanën e kam shumë xhan, është një vajzë shumë punëtore dhe e përgëzoj për gjithçka çfarë ka arritur. Ka shumë këngëtare që punojnë shumë edhe pse nuk kanë vokal dhe unë për këtë i përgëzoj. Këtu e kam fjalën edhe për këngëtare të huaj”. – tregoi Ledina.

Article Logic
Execution time: 0.0035390853881836