INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi bashkëshorti u përfshi në pazare droge, dy muaj pas 'heshtjes' Suada Sherifi rikthehet në rrjete sociale [VIDEO]

Pasi bashkëshorti u përfshi në pazare droge, dy muaj pas 'heshtjes' Suada Sherifi rikthehet në rrjete sociale [VIDEO]

Publikuar më: 13:27 15-01-2019

Ish-Missi shqiptar, Suada Sherifi, ka qenë shumë e rezervuar në rrjetet sociale për të zbuluar identitetin apo imazhe të bashkëshortit të saj.

Pavarësisht përpjekjeve të ish missit për të fshehur identitetin, emri i bashkëshortit të saj tërhoqi vëmendjen e medias për përfshirjen në ngjarjen që ndodhi më 4 tetor në një lokal në ish-Bllok, ndërsa ndodhet në kërkim nga policia.

Që nga koha e ngjarjes në ish-bllok, Suada Sherifi nuk ka bërë asnjë deklaratë për ngjarjen dhe deri më sot, gati dy muaj pas, Suada u largua dhe nga rrjetet sociale.

Sherifi publikoi një video në Insta Story, ku shfaqet duke kënduar në makinë, ndërsa kërkon që vëmendjen ta kemi me fytyra e saj perfekte pas trajtimit të bërë në një klinikë.
Kujtojmë se pas publikimit të lajmit lidhur me partnerin e saj, ajo vendosi që të ndalonte komentet në fotot e saj në Instagram.

 

Suada në makinë from Vimeointv.al on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.0022158622741699