INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Pash Zotin, tani të ra ndërmend publiku?' Ana Kauri i kthehet KEQ Teas në INSTAGRAM!

'Pash Zotin, tani të ra ndërmend publiku?' Ana Kauri i kthehet KEQ Teas në INSTAGRAM!

Publikuar më: 19:31 01-02-2021

Nëpërmjet një videoje në Youtube, ish-konkurrentja e “Për’Puthen”, Tea Trifoni, rrëfeu të vërtetën e saj për lidhjen fallco me Andin dhe lidhjen e vërtetë me Beartin, gjithashtu ish-konkurrent i “Për’puthen”.

Tea tregoi se produksioni ishte që në fillim në dijeni të lidhjes së saj me Beartin dhe madje me miratimin e tyre, konkurrentja kishte udhëtuar gjithashtu drejt Kosovës. (Lexoje këtu)

“E vërteta ime”- u titullua video e Teas, e cila ngjalli debat të madh tek publiku dhe solli reagime të ashpra nga konkurrentët e “Për’puthen”.

Ana Kauri ka shkruar vetëm disa minuta më parë në InstaStory një status ku akuzon Tean për viktimizim, duke e vendosur përpara pyetjes: “Tani të ra ndërmend publiku?”

“Hap sytë në mëngjes dhe më del para e vërteta e Tea Trifonit. Pash Zotin o Tea, tani të ra ndërmend publiku ty? Nuk kujtoheshe për ta kur shikoje fan page-et Tea-Andi apo kur shihje ndjekësit që të rriteshin dita-ditës vetëm nga kjo lidhje e supozuar apo kur shikoje editimet që bëheshin për ju të dy? Ku ishte Tea të thoshte po Bearti ku është apo po i pëlqente ajo që po i servirej nga fama? Askush nuk të detyron të bësh diçka që nuk do ta bësh! Apo të mbeti merak që nuk e bëre dot viktimën brenda dhe po e bën jashtë?”- shkruan Ana.

jhjigh.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038070678710938