INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasardhësi i Ramës? Erion Veliaj shpjegon kontributin e kryeministrit dhe sfidon: ''Gati për një mandat të dytë''

Pasardhësi i Ramës? Erion Veliaj shpjegon kontributin e kryeministrit dhe sfidon: ''Gati për një mandat të dytë''

Publikuar më: 20:24 21-03-2019

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj deklaroi se është i gatshëm të kandidojë për një mandat të dytë.

Veliaj tha se nuk do të flitet nëse do të jetë pasardhësi i kryeministrit Edi Rama, por do të njihet në histori për punën që ka bërë.

Kryebashkiaku i Tiranës tha se nëse qytetarët do ta votonin, ai do të kandidonte edhe për një mandat të tretë.

'Nuk kemi punë pasardhësi apo paraardhësi. Ne kemi një kryetar partie apo kryeministër që për mendimin tim do të ketë një nga pjesët më bujare kur të shkruhet historia e Shqipërisë për gjithë reformën, transformimin dhe modernizimin e këtij vendi. Ndërkohë unë shpresoj që do bëjë një histori në këtë qytet dhe të vazhdojë punën që kemi nisur. Unë jam i përkushtuar këtu edhe për këtë mandat dhe nëse qytetarët do të më votojnë edhe për një mandat të tretë dhe nëse do të punojmë edhe më fort se këtë mandat. Jam shumë i fokusuar që ky mandat të jetë edhe më i mirë se i pari që njerëzit të mos thonë ore ky po tallet apo çfarë, prandaj duhet të punojnë madje edhe më shumë se në mandatin e parë', - tha Veliaj.

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.003870964050293