INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasanikët e parlamentit shqiptar. Troje, biznese, vila, llogari milionere. Ja deputeti me 56 shtëpi

Pasanikët e parlamentit shqiptar. Troje, biznese, vila, llogari milionere. Ja deputeti me 56 shtëpi

Publikuar më: 11:14 16-08-2017

Politika sfidon të gjitha pushtetet e tjera në Shqipëri i përket pasurive të deklaruara pranë organeve ligjzbatuese.

Nëse anëtari i Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj, deklaron 18 apartamente brenda vitit, një deputet rezulton se është bashkëpronar me 50 për qind, në 56 pasuri të paluajtshme.
Deputeti i PDIU, Omer Mano, në deklaratën fillestare të pasurisë, deklaron se është bashkëpronar i një pike karburanti me sipërfaqe 630 m2 në Fier, si dhe i 55 apartamenteve, zyrave, dyqaneve, bodrumeve, trojeve, depove të ujit etj. Referuar deklaratës së pasurisë, deputeti Mano, të gjitha pasuritë e paluajtshme i posedon në Fier. Pasuritë e paluajtshme të ligjvënësit vijojnë nga 1 715.5 m2 deri tek dyqanet me 19 m2.

Ndër të tjetra, deputetit është bashkëpronar me 50% i një bodrumi me sipërfaqe 1 715.5 m2 në Fier, në vlerën 67 264 064 lekë dhe me vlerë investimi në vite 40 485 800 lekë. Deputeti posedon gjithashtu një veturë në vlerën 50 000 dollar, ku gjithashtu thotë se është bashkëpronar me 50%. Ndërkaq, në deklaratën e fundit të pasurisë, pra për vitin 2016, deputeti deklaron shitjen e dy apartamenteve me vlerë 5 600 000 lekë dhe 6 160 000 lekë. Deklaron gjithashtu pagën si deputet 2 811 934 lekë si dhe pagën e bashkëshortes si punonjëse tek firma O+P Petrol, 264 000 lekë.

Deputeti që bleu Kafen e Madhe në Shkodër

Deputeti i LSI, Agron Çela, posedon pasuri të paluajtshme me vlerë miliona euro. Deputeti rezulton se ka blerë Kafen e Madhe në Shkodër, me sipërfaqe 768 m2, me vlerë me vlerë 900 mijë euro dhe 1 998 000 lekë. Për të mundësuar shumën e lartpërmendur deputeti ka marrë një kredi 850 mijë euro. Deputeti ka në pronësi një truall me sipërfaqe 300 m2, në plazh Velipojë, me vlerë 734 400 lekë, truall me sipërfaqe 228 m2 në Shkodër, me vlerë 1 500 000 lekë, apartament me sipërfaqe 688 m2, me vlerë 26 259 584 lekë etj. Në vitet e mëvonshme, deri në vitin 2016, Agron Çela, deklaron blerjen e një apartamenti 152 m2 në Ulqin, me vlerë 100 000 euro, në emër të bashkëshortes, veturë 147 000 euro dhe 500 m2 pyll në Razëm, Malësi e Madhe, shkruan shqiptarja.com.

Dashamir Tahiri

Deputeti i PD, Dashamir Tahiri, referuar deklaratës fillestare të pasurisë, rezulton pronar i 15 pasurive të paluajtshme në Tiranë. Tahiri posedon një vilë trekatëshe në Tiranë, me sipërfaqe 218 m2, një tjetër banesë trekatëshe, pesë apartamente banimi, bodrume, dyqane etj. Ndërkaq, në deklaratën fillestare të pasurisë, bashkëshortja e deputetit Anasatas Angjeli, Greta Angjeli, rezulton se ka një depozitë bankare me vlerë 378 mijë dollarë. Zonja thotë se këtë depozitë e ka krijuar nga të ardhurat familjare. Zonja ka dhënë edhe një kredi me vlerë 21 132 599 lekë, pa specifikuar afatin kohor dhe normën përkatëse të interesit. Pra, bëhet fjalë për rreth 500 mijë USD. Deputeti deklaron shtëpi banimi me 450 m2 truall dhe 589 m2 sipërfaqe banimi, tokë me sipërfaqe 440 m2, në rrethin e Sarandës, apartament me vlerë 330 000 dollarë në Boston, SHBA, apartament me sip. 158 m2 në Sarandë, dyqan me sip. 99 m2, në Sarandë, me vlerë të paspecifikuar dhe Jona Marashi, shtëpi banimi me vlerë 168 700 dollarë. Edhe deputetja Mimiza Hafizi deklaron në emrin e bashkëshortit 26 pasuri të paluajtshme.

Omer Mano

Deputeti i PDIU, Omer Mano, në deklaratën fillestare të pasurisë, deklaron se është bashkëpronar i një pike karburanti me sipërfaqe 630 m2 në Fier, si dhe 55 apartamenteve, zyrave, dyqaneve, bodrumeve, trojeve, depove të ujit etj.

Agron Çela

Deputeti i LSI, Agron Çela, posedon pasuri të paluajtshme me vlerë miliona euro. Deputeti rezulton se ka blerë Kafen e Madhe në Shkodër, me sipërfaqe 768 m2, me vlerë me vlerë 900 mijë euro dhe 1 998 000 lekë.

Article Logic
Execution time: 0.0038478374481201