INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas zhdukjes së Dua Lipa-s, gazetari shqiptar i shkruan këtë mesazh këngëtares: 'Të paktën kam këtë kujtim nga ti ...' [FOTO]

Pas zhdukjes së Dua Lipa-s, gazetari shqiptar i shkruan këtë mesazh këngëtares: 'Të paktën kam këtë kujtim nga ti ...' [FOTO]

Publikuar më: 14:31 15-10-2019

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është ‘zhdukur’ nga rrjetet sociale. Ajo ka fshirë të gjitha fotot e videot e publikuara në ‘Instagram’ dhe ende nuk dihet arsyeja.

Ky veprim i këngëtares shqiptare i ka shqetësuar të gjithë dhe të gjithë po flasin për të. Një ndër ta është dhe gazetari shqiptar Armend Dumbo, i cili më parë ka patur kontakt me Dua Lipa-n, madje dhe përfundoi në profilin e saj.

Ai postoi videon më poshtë ku “kërcen” me vetulla nën ritmet e këngës “Last Dance” të saj dhe Dua e pëlqeu, kështu e postoi në Instagramin e saj, ku sot numëron 34.9 milion ndjekës.

 

“Brows on fleek @armenddumbo ???” shkruante Dua, ndërsa gazetari sot ka postuar një story ku tregon ndjekësve të tij, në sensin e shakasë, se Dua ka fshirë postimet, gjithashtu edhe videon e tij, por ka si kujtim “like” e Lipës në postimin e tij.

858f433e-4d8a-41f4-ad37-8bafc14efc84.jpg

Epo tani presim postime nga Dua dhe mezi po presim albumin e saj të dytë “DL2”

 dualipaa-1571067786.jpg

armend_dumbo.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0042281150817871