INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Pas vitesh luftë, u dorëzova''/ Pasi u përdhunua 17-vjeçarja i jep fund jetës. Shpërthen debati në rrjet [FOTO]

''Pas vitesh luftë, u dorëzova''/ Pasi u përdhunua 17-vjeçarja i jep fund jetës. Shpërthen debati në rrjet [FOTO]

Publikuar më: 18:12 04-06-2019

Një 17-vjeçare i dha fund jetës përmes metodës së eutanazisë në Hollandë. Noa Pothoven ndërroi jetë në një shtrat spitalor në shtëpinë e saj pasi iu dha e drejta e eutanazisë (vdekje e asistuar nga mjeku.)

Eutanazia, ose e njohur ndryshe si vdekja ''legale'' kryhet me miratimin e njerëzve të afërt dhe familjes, në rastet kur pacienti vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe nuk është në gjendje të marrë vendime për veten.

Noa u përdhunua kur ishte fëmijë dhe që prej asaj kohe vuajti nga stresi post-traumatik, depresioni dhe anoreksia. Pak para se t’i nënshtrohej eutanazisë, ajo shkroi një autobiografi të titulluar “Të fitosh apo të mësosh”, ku foli rreth betejave me sëmundjet mendore dhe përdhunimin në moshë të re. Po kështu, dëshironte që libri i saj të ndikojë në mënyrën si adoleshentët e shohin jetën duke theksuar se Hollanda nuk ka institucione dhe klinika të specializuara ku të rinjtë mund të kërkojnë ndihmë psikologjike dhe fizike.

librii.jpg

Pak para se t’i jepte fund jetës, ajo shkroi në Facebook: "Po dal drejt e në temë. Brenda maksimumi 10 ditësh do të vdes. Pas shumë vitesh luftë, u dorëzova. U vendos që të shkoja, pasi vuajtja është bërë e padurueshme.”

Sipas ligjit të Hollandës, eutanazia është e ligjshme për sa kohë kryhet sipas standardeve strikte të përshkruara në “Aktin e Përfundimit të Jetës me Kërkesë”, i cili u miratua në vitin 2001 dhe hyri në fuqi një vit më vonë. Fëmijët pas moshës 12-vjeçare kanë të drejtën të kërkojë eutanazinë, e njohur edhe si “vdekja e ëmbël”, por vetëm pasi doktorët dhe familjarët dalin në përfundimin se dhimbja e pacientit është e padurueshme.

noaaas.jpg

Në vitin 2017, rreth 6,585 njerëz i dhanë fund jetës përmes eutanazisë në Hollandë. Kjo praktikë është debatuar ashpër dhe në shumicën e vendeve të botës është e jashtëligjshme, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Rasti i Noa-s ka ngjallur sërish debat midis dy kampeve të mendimeve, pro dhe kundër vdekjes së përshpejtuar.

Article Logic
Execution time: 0.0030319690704346