INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas tre netëve të ‘Kënga Magjike’, Adrola Dushi ka dy fjalë për t'i thënë Ardit Gjebreas

Pas tre netëve të ‘Kënga Magjike’, Adrola Dushi ka dy fjalë për t'i thënë Ardit Gjebreas

Publikuar më: 18:29 10-12-2019

Adrola Dushi ishte e përzgjedhura e Ardit Gjebreas për ta shoqëruar në moderimin e festivalit ‘Kënga Magjike’ për këtë vit. Për tre netë me radhë Adrola provoi emocionet që të jep një skenë e madhe, siç është ajo e ‘Pallatit të Kongreseve’. 

Pavarësisht se nuk kishte pasur asnjëherë eksperiencë në moderimin e spektakleve të mëdha, Adrola ja doli mbanë më së miri, edhe falë mbështetjes e ndihmës së Arditit. Për këtë arsye modelja e ka falenderuar publikisht moderatorin e njohur për mundësinë e madhe që i dha për t’u përfshirë në ‘Kënga Magjike’.

Adrola ka publikuar në ‘Instagram’ tre foto me Arditin të realizuara gjatë netëve të festivalit dhe i ka kushtuar disa fjalë.

“Mirënjohje pafund për kujdesin dhe dashamirësinë që ke treguar ndaj meje. Faleninderit që më dhe mundësinë të jem pjesë e magjisë tënde!”, ka shkruar Adrola në postimin e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0035700798034668