INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas tre muajsh emërim, shkarkohet drejtori i Hipotekës

Pas tre muajsh emërim, shkarkohet drejtori i Hipotekës

Publikuar më: 11:32 13-06-2018

Kreu i Hipotekës në Krujë, Edmond Daci është shkarkuar nga pozicioni drejtues.

Daci kishte marrë këtë detyrë 3 muaj më parë. Ende nuk dihen arsyet e këtij shkarkimi të papritur. Ai u zgjodh në krye të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Krujë, 3 muaj më parë, pas një konkursi të hapur.

Ai dhe 27 fituesit e tjerë të ZRPP-ve u thirrën pas konkursit në një takim nga Kryeministri Rama, i cili u kërkoi profesionalizëm në shërbimin e qytetarëve. Por sot, Edmond Daci është shkarkuar.

Article Logic
Execution time: 0.003450870513916