Marrëdhënia mes dy aktorëve të njohur turq, Kıvanç Tatlıtuğ dhe Çağatay Ulusoy, është rikthyer në vëmendjen e mediave rozë. Pas aludimeve të vazhdueshme për një krisje mes tyre, një fotografi e përbashkët në një dasmë duket se ka zbutur dyshimet për raportet e tensionuara.
Dy aktorët, të cilët prej kohësh janë përfolur se nuk kanë pasur marrëdhënie të mira, u shfaqën së bashku në një ceremoni martesore ku ishin të ftuar. Pozat e tyre të afërta u interpretuan si një sinjal se përplasjet mes tyre mund t’i përkasin së shkuarës.
Megjithatë, thashethemet nuk janë shuar plotësisht. Së fundmi, vëmendja është rikthyer te Kıvanç Tatlıtuğ, i cili u fotografua në trafikun e Yeniköy-t, së bashku me aktorin Burak Yamantürk. I njohur për pasionin ndaj motorëve, Tatlıtuğ tërhoqi vëmendjen me motorin e personalizuar dhe pajisjet profesionale që kishte veshur.
I pyetur lidhur me pretendimet për raportet e tij me Çağatay Ulusoy, aktori thuhet se u është përgjigjur me ironi, duke rikthyer në qendër të diskutimit marrëdhënien mes dy yjeve të ekranit turk.
Pavarësisht fotografisë së tyre të përbashkët, mbetet ende e paqartë nëse miqësia mes dy aktorëve është rikthyer plotësisht apo nëse ata thjesht kanë lënë pas keqkuptimet e së kaluarës.
