INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas të ftohtit dhe rreshjeve të shiut ndryshojnë përsëri kushtet atmosferike

Pas të ftohtit dhe rreshjeve të shiut ndryshojnë përsëri kushtet atmosferike

Publikuar më: 07:09 25-10-2017

Gjatë ditëve të fundit temperaturat janë ulur ndjeshëm, madje në verilindje të vendit u regjistruan reshje bore, kryesisht në zonat malore.

Ndërsa në vendet e ulëta me reshje të dendura shiu.

Por, sinoptikanët vijnë me parashikime të reja, duke sqaruar se temperaturat kanë nisur të pësojnë sërish rritje të lehtë.

“Kthjellime e vranësira të lehta dominojnë thuajse gjithë vendin por vranësira të shpeshta e reshje të pakta do ketë ekstremin Verior dhe Verilindor në orët e para të ditës. Pasditja sjell kthjellime e vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa vranësira të dukshme do ketë në zonat Lindore deri në mbrëmje kur moti rikthjellohet në të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë gjatë mëngjesit por rritje me 2 - 3°C do të shënojnë vlerat termike të mesditës”, sqaron meteolab Albania.

Article Logic
Execution time: 0.0039060115814209