INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas takimit me Bashën, flet Dule: ''Zgjedhje me një palë nuk do të ketë, nesër prezantojmë platformën tek presidenti''

Pas takimit me Bashën, flet Dule: ''Zgjedhje me një palë nuk do të ketë, nesër prezantojmë platformën tek presidenti''

Publikuar më: 20:24 29-04-2019

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur në një takim aleatët. Në përfundim, në emër të partive aleate foli Vangjel Dule, i cili tha se takimi me presidentin Meta do të zhvillohet për t’i prezantuar këtij të fundit platformën e opozitës së bashkuar, teksa theksoi se nuk do ketë zgjedhje me një palë në 30 qershor

“Nesër në takim me presidentin Meta në orën 11:00 do të prezantojmë platformën tonë. Juve i ndoqët edhe zhvillimet, kurrkush nuk mund ta konsiderojë si një situatë normale këtë të vendit tonë, zgjedhje me një palë nuk duhet dhe nuk mund të ketë në 30 qershor. Arroganca, prepotenca e zotit Rama nuk i shërben askujt.” - u shpreh Vangjel Dule.

I pyetur për lëvizjen e fundit të partive të vogla, ku bën pjesë dhe PR, PDK dhe LZHK, Dule tha se ne të gjithë jemi në një koalicion funksional me PD dhe kemi nënshkruar një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Dule konfirmoi se nesër ata do të kenë një takim me Presidentit Meta.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037901401519775