INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Pas sulmit ndaj Eduard Kuçit merret vendimi për Jozefin Markun

Pas sulmit ndaj Eduard Kuçit merret vendimi për Jozefin Markun

Publikuar më: 10:34 09-09-2026

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për këngëtarin Jozefin Marku dhe K.N., të dy të arrestuar në lidhje me sulmin ndaj personazhit publik nga Kosova, Eduard Kuçi.

Masa e caktuar nga gjykata nuk përputhet me kërkesën e Prokurorisë, e cila kishte kërkuar “arrest me burg” për dy të dyshuarit.

Ndërkohë, hetimet për ngjarjen vijojnë për të zbardhur të gjithë dinamikën e konfliktit dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e secilit prej personave të përfshirë. Në fokus të verifikimeve janë edhe pretendimet për përdorimin e simboleve të Policisë së Shtetit.

Autoritetet kanë kërkuar gjithashtu një akt-ekspertim mjeko-ligjor, me qëllim përcaktimin e dëmtimeve trupore që Eduard Kuçi mund të ketë pësuar gjatë përplasjes.

Nga ana tjetër, Kuçi është shpallur në kërkim për “moskallëzim krimi”. Sipas të dhënave të hetimit, ai nuk e ka denoncuar menjëherë incidentin në polici dhe fillimisht e ka paraqitur ngjarjen si një konflikt të shkaktuar nga bllokimi i rrugës me automjet.

Gjatë mbrojtjes së tij, Jozefin Marku ka deklaruar se konflikti ishte paraprirë nga ofendime që, sipas tij, Kuçi i kishte bërë në rrjetet sociale.

Përplasja tashmë është nën hetim dhe pritet që dëshmitë, ekspertizat dhe provat e tjera të mbledhura nga autoritetet të hedhin më shumë dritë mbi atë që ka ndodhur.