INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas sukseseve të njëpasnjëshme, lajmë të këqija për Barcelonën!

Pas sukseseve të njëpasnjëshme, lajmë të këqija për Barcelonën!

Publikuar më: 13:24 02-02-2019

Cillessen do të mungojë të paktën gjashtë javë, pas problemeve me pulpën e këmbës.

Përmes një njoftimi në sajtin zyrtar, Barcelona ka konfirmuar se portieri, Jasper Cillessen, do të jetë jashtë fushave për tëpaktën gjashtë javë.

Ai ka probleme me pulpën e këmbës dhe sipas klubit, ka shqyer muskulin në stërvitjen e së premtes dhe do të mungojë të paktën 7 ndeshje për Barcelonën.

Cillessen nuk është paraqitur në La Liga këtë sezon, por ka qenë titullar i rregullt në Copa del Rey.

Holandezi, i cili ka bërë gjashtë paraqitje dhe priti një penallti të mërkurën, në fitoren 6-1 ndaj Sevillas – nuk do të jetë në gjendje të luajë kundër Realit në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Article Logic
Execution time: 0.0030708312988281