INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas skandalit të tradhëtisë, Jordyn Woods nis karrierën si aktore! Pjesë e serialit të njohur [FOTO]

Pas skandalit të tradhëtisë, Jordyn Woods nis karrierën si aktore! Pjesë e serialit të njohur [FOTO]

Publikuar më: 19:59 30-05-2019

Pak muaj më parë kryefjala e mediave të huaja të showbizit ishte tradhtia që basketbollisti Tristan Thompson bëri ndaj partneres së tij, Khloe Kardashian me miken e ngushtë të familjes Jordyn Woods.

Ndonëse për Woods, e gjithë kjo periudhë ka qenë e ngarkuar për shkak të gjykimeve të njerëzve, por edhe prej humbjes së mikeshës së saj të ngushtë, Kylie Jenner, duket se më në fund e ka kthyer faqen.

Ajo ka bërë të ditur se së shpejti do të nisë karrierën si aktore dhe gjithashtu se tashmë është pjesë e një seriali.

Woods do të jetë pjesë e serialit “Grownish”, ndërkohë që nuk ka dhënë shumë detaje lidhur me rolin e saj.

Episodet e reja të këtij seriali do të publikohen në 5 qershor dhe mbetet për t’u parë se si do të interpretojë, Jordyn.

gchmvhgjm.png

Article Logic
Execution time: 0.0019760131835938