INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas skandalit të djeshëm, ish-kunata e Kim K tregon se nuk ia ndien për asgjë: Black Chyna bëhet gati për të tymosur...[VIDEO]

Pas skandalit të djeshëm, ish-kunata e Kim K tregon se nuk ia ndien për asgjë: Black Chyna bëhet gati për të tymosur...[VIDEO]

Publikuar më: 13:29 03-04-2018

Pavarësisht se Vip-at i kemi parë të jenë të kujdesshëm para ekranit ka edhe nga ato momente kur kupa mbushtet dhe ata shpërthejnë.

Një episod i cili është bërë viral në rrjet, i ka ndodhur ditën e djeshme ish-kunatës së Kim Kardashian me forma bombastike, Black Chyna.

Ajo ka shpërthyer në mes të rrugës me grushte dhe shkelma, pasi dikush ka tentuar t’i prekë vajzën. Në videon e publikuar nga kalimtarë të thjeshtë, duket qartë që modelja nuk ka duruar dot dhe gati sa nuk e ka “mbytur” personin që ka tentuar të prekë vajzën e saj të vogël.

Pasi gjithë këtij skandali duhen marrë masa dhe modelja ka menduar ti fusë një mendje të lehtë fare duke treguar se nuk ia ndien për asgjë.

Këtë e ka treguar me anë të një video të postuar në Instagram ku paraqitet konsumimi i marijuanës.

Videon e postuar Black Chyna e ka shoqëruar me komentin: “Idgaf but I'm gonna chill tonight with @GlassBluntStore and go all the all the way up”, duke treguar se ka plan të relaksohet pas ngjarjes që mesa duket e ka irrituar shumë.

Mendoni çfarë të doni! Ja që ka edhe nga ata Vip-a që nuk dorëzohen kollaj.

Article Logic
Execution time: 0.0040090084075928