INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas skandalit në Përputhen, Ada ''shpërthen'' ndaj Alvisës: Se kuptoj si e degjeneron…

Pas skandalit në Përputhen, Ada ''shpërthen'' ndaj Alvisës: Se kuptoj si e degjeneron…

Publikuar më: 19:34 07-11-2021

Ngjarjet e ndodhur mbrëmjen e djeshme në “Për’puthen Prime” kanë shkaktuar debate të shumta në rrjetet sociale. Hyseni tha se ai dhe Alvisa janë ribashkuar pas hyrjes së tij në emision dhe se Alvisën e ka takuar në Vlorë, së bashku me familjarët e saj, gjëra të cilat u mohuan nga Alvisa. Kjo e fundit ka mohuar raportin mes tyre dhe tha se Hyseni ka qenë i dhunshëm me të dhe i ka bërë presion me qëllimin e vetëm të largohet nga programi.

Ndërkohë, Ada ka shpërthyer në akuza ndaj Alvisës. Vajzat kanë pasur shpesh debate dhe Alviaa gjithmonë akuzonte Adën për lidhje jashtë. 

“Sinqerisht nuk dua që kurrë një femër të jetë në këtë situatë sepse jam shumë feministe, por për këtë lloj femre kam krijuar një antipati shumë të madhe që në momentin që gënjente sy më sy dhe më vinte shumë habi që e besonte publiku, e mbështeste, ishte gjithë kohës duke më akuzuar mua dhe Edin kur e kishte aty brenda të dashurin alamet çuni (se besoj të gjej më të mirë) dhe sot s’jam habit fare, i prisja, e kam thënë në studio…nuk e di se si mund të degjeneroj njeriu veten për ca followers”,- ka shkruar ajo ndër të tjera në Instastory.

 

250983728_273650668107232_1468064863998326184_n.jpg

 

Gjithashtu Ada shkroi se ajo dhe Edi kanë qenë të vërtetë dhe e kanë bërë çdo gjë si kanë ndjerë dhe se do dali gjithçka me kalimin e kohës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034768581390381