INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas 'skandalit' me fotot NUDO, reagon reperja e njohur: 'Ndihem e mashtruar, e turpëruar, e dhunuar...' [FOTO]

Pas 'skandalit' me fotot NUDO, reagon reperja e njohur: 'Ndihem e mashtruar, e turpëruar, e dhunuar...' [FOTO]

Publikuar më: 13:06 28-05-2019

Iggy Azalea është kthyer në viktimën e sulmeve në rrjet pasi disa foto nudo të saj, kanë nisur të qarkullojnë në internet.

Sigurisht të parët që kanë reaguar janë ndjekësit në ‘Twitter’, të cilët  kanë bërë ironi me fotot që janë publikuar.

Menjëherë pas këtij skandali 28 vjeçarja, ka shpjeguar se fotografitë e saj ishin realizuar për një kopertinë të GQ-së në Australi që në vitin 2016-të.

“Shumë gra të famshme kanë realizuar foptografi të zhveshura për revistën australiane GQ dhe në mënyrë strategjike kanë vendosur duart në vendet më intime. Gjithmonë më janë dukur fotografi të bukura kështu që e shfrytëzova mundësinë. Nuk kam parë fotografi të grave të tjera që janë zbuluar si këto të miat, prandaj u ndjeva komod që t’i realizoja. Mirëpo nuk e dija që do i publikonin edhe pikë”.

“Ndjehem e mashtruar, e turpëruar, e dhunuar, e zemëruar dhe e mërzitur e një milion gjëra të tjera. Jo vetëm se nuk jam pajtuar që ato të publikohen, mirëpo edhe për mënyrën se si kanë reaguar njerëzit”.

Ajo po ashtu planifikon që të ngrejë padi për personat që publikuan fotografitë e saj nudo.

 

Article Logic
Execution time: 0.0044319629669189