INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas sherrit, pajtohen Noizy dhe Dafina? Ky DETAJ flet shumë dhe të gjithë po e prisnim! [FOTO]

Pas sherrit, pajtohen Noizy dhe Dafina? Ky DETAJ flet shumë dhe të gjithë po e prisnim! [FOTO]

Publikuar më: 21:33 17-10-2019

Noizy dhe Dafina Zeqiri janë dy artistët, të cilët pak kohë më parë na surprizuan të gjithëve me bashkëpunimin në këngën “A don Love?”. Ata madje shiheshin shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, por kjo nuk zgjati për shumë kohë, para se shtypi rozë të vinte re se artistët nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në “Instagram”.

Mirëpo zënka mesa tyre mesa duket janë sheshuar, dhe ata kanë filluar t’a ndjekin sërish njëri tjetrin në rrjetet sociale dhe tashmë një bashkëpunim mes Dafinës dhe Varrosit, anëtarit të 'OTR', bëri bashkë edhe dy artistët.
Burime pranë ‘Prive’ kanë zbuluar se bashkepunimi i tyre do mbajë titullin ‘Ring Ring’, dhe xhirimi i klipit ka përfunduar. Kënga është gati dhe me siguri do të jetë një hit i padiskutueshëm, edhe për faktin se Noizy dhe Dafina i kanë zgjidhur mosmarrëveshjet. Ata ndiqen sërish në rrjetet sociale, e mbase mund të kemi një tjetër bashkëpunim nga dyshja.

varri.png

Article Logic
Execution time: 0.0071539878845215