INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas sherrit në një club nate, dënohen me burg i dashuri i Luana Vjollcës, Krenar Çoçaj dhe vëllai i Unikkatil-it [FOTO]

Pas sherrit në një club nate, dënohen me burg i dashuri i Luana Vjollcës, Krenar Çoçaj dhe vëllai i Unikkatil-it [FOTO]

Publikuar më: 22:35 23-04-2018

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin për sherrin ku ishin përfshirë Krenar Çoçaj dhe Mentor Palokaj, vëllai i reperit Unikkatil. Sherr ky që ka ndodhur në një klub.
Këtë të hënë, prokurori kishte bërë rikualifikimin e veprës penale për të akuzuarin, Krenar Çoçaj, nga shtytje në vrasje - në pjesëmarrje në rrahje.
Gjykata e ka dënuar Çoçajn dhe vëllai i reperit Unikkatil me 1 vit burg, këtë e bën të ditur "Kallxo.com".
Sipas aktakuzës më 2 janar të vitit 2015 në një club në Prishtinë, Leonard Hajdari e Mentor Palokaj së bashku me Krenar Çoçaj kanë sulmuar Shkëlzen Shalën. Sherri kishte filluar kur Leonard Hajdari kishte shtyrë Shkëlzen Shalën e më pas Çoçaj ishte vërsulur për ta goditur.
"Atë natë kur kam shkuar me e marrë jaknen kemi pasur një shtyrje me krahë me Shkelzenin. Erdh fundi i natës dhe deshta me shku në shtëpi, u dashke me i kalu gjithë ata njerëz, ndërsa jaknen e kisha diku te bari i DJ, duke shkuar me e marrë jaknen me krahë jemi rrokë, jemi kthy dhe jemi kapë jemi shty. Goditje nuk ka pasur vetëm jemi shty, pastaj hynin kallaballëk njerëz dhe na ndajtën. Ka ardhur pastaj njëfarë sigurimi Keni- Shkelzen Imeri më ka qitë jashtë, ai më ka shoqëru, pastaj menjëherë kam shku në shtëpi", u shpreh Çoçaj lidhur me ngjarjen.

gjykimi-krenar-cocaj-dhe-vellai-i-unikkatil.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035810470581055