INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas SHERRIT me Feron, reperin shqiptar e bëjnë për spital, por shihni reagimin e tij [FOTO]

Pas SHERRIT me Feron, reperin shqiptar e bëjnë për spital, por shihni reagimin e tij [FOTO]

Publikuar më: 20:30 23-10-2018

Të gjithë e mbajmë mend sherrin mes reperit të famshëm Fero dhe 4 personave. Ku këta të fundit e sulmuan teksa reperi dilte nga kinemaja në mars të këtij viti. Por një prej tyre e pranoi para të gjithëve se ishte ai i cili kishte goditur Feron. Bëhet fjalë për reperin Ligrit Uka, I cili pas sherrit me reperin e ON FRecords fitoi shumë fame

Mirëpo si duket dita e sotme nuk ka qenë shumë me fat, pasi është sulmuar nga disa persona dhe është dërguar në spital.

Lajmi është konfirmuar edhe nga policia, të cilët bëjnë me dije se Ligriti u gjet me lëndime në trup në rrugën Isa Boletini në Prishtinë.

”Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një përleshje mes disa personave, në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, ku viktima L.U mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar” u shpreh për lajmi.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Por si duket reperi Ligrit ka marrë një vendim që edhe nuk pritej. Ai ka mbyllur të gjitha komentet ne fotot e tij per te mos marre komente nga ndjekesit apo edhe fansat e Feros te cilet me siguri do hakmerreshin. Nëse jo vetë ai, menaxheri i tij ose të afëmit kanë marrë këtë vendim.

ligrit1.png

 

ligrit.png

Article Logic
Execution time: 0.0035099983215332