INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Selena Gomez edhe Ariana Grande, këngëtarja pranon se vuan nga problemet mendore

Pas Selena Gomez edhe Ariana Grande, këngëtarja pranon se vuan nga problemet mendore

Publikuar më: 16:53 31-10-2018

Edhe pse janë të famshëm dhe të suksesshëm nuk do të thotë që punët e tyre do të shkojnë vaj gjatë gjithë kohës. Ata hasen me probleme, kryesisht ato që kanë të bëjnë me psikologjinë e tyre. Selena Gomez prej disa ditësh është shtruar në spital për shkak të një krize nervore, ndërkohë që sot këngëtarja Ariana Grande ka pranuar se vuan nga depresioni dhe problemet mendore. Ariana po kalon periudhën më të vështirë të jetës së saj.

Ngjarjet e dy viteve të fundit kanë ndikuar thellësisht në gjendjen e saj mendore. Sulmi terrorist në Manchester që i mori jetën 22 personave dhe plagosi 500 të tjerë e bëri këngëtaren që të merrte 1 vit pushim nga karriera e saj pasi ra në një gjendje depresive. Pak muaj më parë ish i dashuri i saj reperi Mac Miller u nda nga jeta si pasojë e një mbidoze ndërkohë që ata kishin vetëm 5 muaj që ishin ndarë. Gjithashtu javën e kaluar Ariana i dha fund fejesës me Pete Davidson pasi ankthi nuk e lejonte që të kishte një jetë normale.

Në një intervistë të dhënë së fundmi ajo ka thënë se ndihet e mërzitur me veten e saj se nuk ka arritur ta mundë ankthin në të cilin gjendet duke theksuar se ka vërtetë probleme serioze në gjenden e saj mendore.

180817-1213-urn-newsml-dpa-com-20090101-180817-99-587377.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032978057861328