INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ribashkimit, Loredana dhe Mozzik jo vetëm që po bashkëjetojnë por kanë edhe një surprizë për vitin që vjen!

Pas ribashkimit, Loredana dhe Mozzik jo vetëm që po bashkëjetojnë por kanë edhe një surprizë për vitin që vjen!

Publikuar më: 23:33 15-12-2020

Loredana dhe Mozzik këtë vit kanë qenë fjala kryesore e lajmeve rozë. U panë bashkë, u ndanë, u rikthyen… 

Megjithatë një burim i sigurtë pranë çiftit ka konfirmuar për “News31” se dyshja po jetojnë sëbashku në Gjermani. Duket se janë tashmë të konfirmuar zërat për rikthimin e tyre.

Në një farë mënyre edhe Loredana e konfirmoi në një intervistë të disa ditëve më parë që janë bashkë por duke e përfshirë edhe vajzën, Hana, si arsyen kryesore.

Çifti ka përgatitur edhe një surprizë për fansat që do të realizohet në vitin që vjen. Do të sjellin një bashkëpunim dhe gjasat janë që të jetë shumë i suksesshëm ashtu sikurse edhe të tjera këngë që kanë së bashku.

Article Logic
Execution time: 0.0036509037017822