INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas refuzimit të Metës për Sandër Lleshin si ministër, Rama në Presidencë

Pas refuzimit të Metës për Sandër Lleshin si ministër, Rama në Presidencë

Publikuar më: 12:58 04-11-2018

Kryeminisitri Rama pas refuzimit të Metës për të dekretuar si Ministër të Brendshëm, Sandër Lleshin i ka kërkuar takim Presidentit. Ai është parë të hyjë në ambjentet e Presidencës. Mësohet se takimi mes Kryeministrit Rama dhe Presidentit Ilir Meta ishte kokë më kokë.

Takimi zgjati rreth 90 minuta. Ditën e djeshme kryeministri Rama ju është drejtuar me një mesazh edhe deputetëve, që ju kërkoi të mos lëshojnë asnjë koment për vullnetin e treguar nga kreu i shtetit.

Mes tjerash, Rama shkroi se shumica e ka për detyrë t’i dalë për zot kushtetutës dhe qytetarëve, ndërsa politikën e cilëson si një lojë shahu, e cila nuk duhet harruar.

Article Logic
Execution time: 0.0034198760986328