INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas reagimeve të Young Zerkës për ndarjen, tashmë është radha e Ronela Hajatit të tregojë se çfarë po ndodh[FOTO]

Pas reagimeve të Young Zerkës për ndarjen, tashmë është radha e Ronela Hajatit të tregojë se çfarë po ndodh[FOTO]

Publikuar më: 22:24 19-03-2019

Young Zerka pas lajmeve, të cilat aludonin për një ndarje midis tij dhe Ronela Hajatit, pasi ata nuk ndiqeshin më as me njëri-tjetrin në “Instagram” lajmëroi menjëherë projektin e tij më të ri.

Ky veprim i tij u mor si një reagim që ai po vazhdonte me karierrën muzikore dhe kishte lënë pas krahëve gjithçka.

Gjithashtu në një intervistë për “Prive” në fundjavë ai tha:

“Unë dua të bëj zhurmë me muzikë, sepse siç po e shihni po vij me shumë gjëra të reja. Kaq kisha. Ronelën e kam xhan, e kam pasur xhan, kështu që s’ka lidhje. S’ka komente!”.

Nga ana tjetër, të njëjtin hap ka marrë edhe këngëtarja, e cila tregoi se shumë shpejt do të publikojë këngën “Pa dashni”.

Ditën e sotme Ronela ndau disa pamje nga klipi, që ende s’është publikuar, në të cilën shfaqet duke bërë disa lëvizje sensuale kërcimi.

Screenshot_1.png

Article Logic
Execution time: 0.0039420127868652