INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Rashicës, edhe Alban Meha zgjedh Kosovën [FOTO]

Pas Rashicës, edhe Alban Meha zgjedh Kosovën [FOTO]

Publikuar më: 18:55 15-08-2016

Federata Shqiptare e Futbollit, dhe futbolldashësit shqiptar sot u “tronditën”, nga zgjedhja e Milot Rashicës për të luajtur me përfaqësuesen e Kosovës, si dhe me deklaratën e De Biasit, i cili tha se edhe Herolind Shala mund të largohet. Mirëpo pas publikimit të lajmit për largimin e Rashicës, edhe Alban Meha ka bërë të ditur zgjedhjen e tij për të luajtur për përfaqësuesen e shtetit më të ri të Europës.

Meha nuk dha asnjë koment tjetër për këtë, por fotoja flet vetë. Meha ashtu si Rashica është një nga lojtarët që nuk u grumbulluan nga De Biasi në kombëtaren e Shqipërisë për Euro 2016. Alban Meha do të luajë për Kosovën duke nisur nga eleminatoret e Botërorit Rusi duke konfirmuar në këtë mënyrë zërat që qarkullonin prej disa muajsh.

Article Logic
Execution time: 0.0039670467376709