Çifti finalist i “Big Brother 9” Olsi dhe Fjorentina i dhanë fund lidhjes së tyre. Lajmin e bëri të ditur si fillim Fiori e cila e ndjeu si detyrim ndaj fansave të saj ta bënte një gjë të tillë, siç shkruante ajo. Pas saj reagoi Olsi duke e pranuar një gjë të tillë, madje ai nënkuptoi se dashuria e tyre për njëri-tjetrin nuk ishte e njëjtë dhe kjo ishte arsyeja e ndarjes.
Ditën e sotme ka qenë një tjetër çift i “BB” që lajmëron ndarjen, përsëri nëpërmjet rrjeteve sociale. Bëhet fjalë për Xhenin dhe Benard. Xheni në një postim në “instastory” shkruan se është ndarë nga Benardi, por më pas e ka hequr lajmërimin. Të ketë qënë një ironi ndaj Olsit dhe Fjorit apo ka ndodhur me të vërtetë. Një ditë do e marrim vesh.
 
							 
							 
							 
							 
					![Pas Olsit dhe Fjorentinës, një tjetër çift i Big Brother zyrtarizon ndarjen [FOTO] Pas Olsit dhe Fjorentinës, një tjetër çift i Big Brother zyrtarizon ndarjen [FOTO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/d3ab51290ec1f175cc2484560e02b53f_L.jpg?t=-62169988760) 
											
 
  
  
  
 







 24 Oct 2025
24 Oct 2025 





