Nuk thonë kot: “Kur të vjen e mira hapi derën”.
Dhe mesa duket e mira për Era Istrefin, kohët e fundit ka ardhur me bollëk.
Të gjithë u lumturuam pas lajmit të madh, se Era Istrefi do të jetë zëri i himnit të Kampionatit Botëror në duet me Will Smith dhe Nicky Jam.
Më pas, pamë urimet e shumta që diva e muzikës shqiptare të merrte në Instagram, por prisni se nuk mbaron me kaq.
Këngëtarja ka arritur 1 milion ndjekës në Instagramin e saj.
Era Istrefi vazhdon të ndjeki sagën e figurave të famshme shqiptare në Insta dhe po të rikujtojmë, fillimisht ishte Enca, pastaj Noizy, Ledri Vula, Luana Vjollca dhe Xhensila.
Suksese Era! Kështu vazhdo, të gjithë krenohen me ty.








23 Oct 2025 





