INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ngatërresës në finalen e “YFSF”, shihni si Beatrix ironizon produksionin [FOTO]

Pas ngatërresës në finalen e “YFSF”, shihni si Beatrix ironizon produksionin [FOTO]

Publikuar më: 19:31 30-05-2017

Mbrëmja e kaluar rezervoi një “surprizë” të pakëndshme në finalen e “Your Face Sounds Familiar” për Beatrix Ramosajn dhe Valon Shehun.Në fund të spektaklit fitues u shpall Valon Shehu, por menjëherë pas përfundimit të YFSF produksioni bëri një deklaratë ku sqaronte se fituese e patentës ishte Beatrix-i dhe jo Valoni. Kjo sepse ishte bërë një llogaritje e gabuar nga sistemi kompjuterik.

Beatrixi reagoi menjëherë me një postim në Instagram ku shprehu indinjimin e saj, ndërkohë që inati si ka dalë akoma dhe ka ironizuar përsëri në rrjetet sociale.

Ajo ka publikuar në Instastories një video të shkurtër nga spektakli i natës së kaluar  ku shfaqet duke falënderuar për duartrokitjet, krahas videos ajo ka shtuar me efekte një kurorë, një kupë dhe numrin 1 si fituese, duke sjellë atë sesi duhet të ishte finalja.

Duket se këngëtarja nuk do ja fali aq lehtë këtë gabim produksionit!

Article Logic
Execution time: 0.0037858486175537