INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ndarjes së bujshme, Sara Hoxha flet për Ledri Vulën, ja si funksionon marrëveshja e tyre

Pas ndarjes së bujshme, Sara Hoxha flet për Ledri Vulën, ja si funksionon marrëveshja e tyre

Publikuar më: 11:29 12-11-2025

Blogerja e njohur Sara Hoxha ka folur së fundmi për marrëdhënien e bashkë-prindërimit me ish-partnerin e saj, reperin Ledri Vula, duke treguar se si e menaxhojnë kujdesin për vajzën e tyre, Poem Blu, pavarësisht se jetojnë në qytete të ndryshme.

Sara dhe Ledri i kanë dhënë fund romancës së tyre, por ruajnë një marrëdhënie korrekte në funksion të vajzës, Poem Blu. Sara jeton në Tiranë, ndërsa Ledri Vula në Prishtinë.

Gjatë një sesioni “Më bëj një pyetje” në Instagram, një ndjekës e pyeti Sarën: “Si e menaxhon sfidën e bashkë-prindërimit kur jetoni në qytete të ndryshme?”

Sara u përgjigj me një mesazh të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë, duke theksuar se procesi kërkon kohë dhe përkushtim:

“Nuk është gjithmonë e lehtë, por me kohë mëson si ta bësh të funksionojë. Komunikimi dhe respekti janë gjithçka. Në fund të ditës, ajo që ka më shumë rëndësi është t’i bësh fëmijët të ndihen të dashur dhe të sigurt, pavarësisht distancës.”

Kjo tregon qartë se prioriteti i tyre është mirëqenia e vajzës, pavarësisht distancës gjeografike dhe ndarjes.

-640-0-capturepng-1762931140.png

Article Logic
Execution time: 0.0033109188079834