INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ndarjes së bujshme, Robert Berisha i dedikon këngë Nora Istrefit? Këngëtari flet TROÇ! [FOTO]

Pas ndarjes së bujshme, Robert Berisha i dedikon këngë Nora Istrefit? Këngëtari flet TROÇ! [FOTO]

Publikuar më: 18:25 09-12-2019

Robert Berisha merr pjesë këtë vit në "Festivalin e RTSH-së" me këngën "Ajo nuk është unë", këngë e cila është përfolur se i dedikohet Norës pas ndarjes. Kënga është publikuar sot dhe në fakt flet për një ndarje. "Ajo nuk është më rruga jem, e jetës tem, ajo nuk është unë me dashuru çdo ditë pafund", është refreni i kësaj kënge. Mirëpo Roberti në një postim në Instagram sqaron se këngën nuk ia dedikon askujt dhe shprehet i nderuar që merr pjesë në "Festivalin e RTSH-së".

"Kjo është kënga ime që do marr pjesë ne festivalin e 58 të RTSH-së dhe që titullohet “Ajo nuk është unë”. Nuk ja kam dedikuar askujt është thjesht nje këngë e lezeçme që më mundesoi te marr pjesë në këtë festival dhe në atë skenë te bukur që vetëm Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu dinë ta bëjnë. Për këtë është fajtore Fifi me orkestrim nga dy miqtë e mi Duobass records. E kam pranu ftesën me shumë dëshirë sidomos ku këndohet live me orkestër profesionale...kush do që ta fitoj le ta gëzoj vendin e parë, për mua pjesmarrja është e rëndësishme dhe kënaqësi të jem në mesin e këngëtarëve shum të mirë shqiptarë", shkruan Roberti. Dëgjoni më poshtë këngën e Robertit të kompozuar nga Fifi dhe orkestruar nga Duobass Records.

Article Logic
Execution time: 0.0037360191345215