Duket se për Elijonën ka nisur një kapitull i ri. Vetëm pak ditë pasi i dha fund publikisht lidhjes me Klodin, ish-finalistja e “Big Brother VIP Kosova” ka ndarë një mesazh që lë të kuptohet se tashmë fokusi i saj është te vetja.
Në fotografinë e publikuar në rrjetet sociale, Elijona shfaqet nga palestra, ndërsa krahas imazhit ka shkruar: “Një epokë e re, duke ndërtuar një version më të mirë të vetes.”
Postimi vjen menjëherë pas konfirmimit të ndarjes nga Klodi. Në reagimin e saj të parë, Elijona kishte bërë të ditur se ata kishin vendosur të ndiqnin rrugë të ndryshme, duke kërkuar që ky vendim të respektohej dhe të ruhej privatësia e të dyve.
“Ndonjëherë dy njerëz zgjedhin të vazhdojnë rrugët e tyre veçmas, edhe kur dikur kanë ndarë shumë bashkë”, ishte shprehur ajo.
Edhe Klodi ka reaguar publikisht pas përfundimit të lidhjes, duke hedhur poshtë zërat për tradhti apo keqtrajtim. Ai nuk ka bërë të ditur arsyen konkrete të ndarjes, ndërsa është shprehur se “koha do të tregojë çdo gjë”.
Tashmë, përmes postimit të fundit, Elijona duket se po e kthen vëmendjen te vetja, rutina dhe ndryshimet personale, duke e nisur këtë fazë të re me një mesazh të qartë: një version i ri i saj sapo ka filluar të ndërtohet.
