INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ndarjes nga Fero, ndjekësit tërbohen në “Instagram-in” e Arbenitës! Ja shprehjet më pikante në drejtim të saj...

Pas ndarjes nga Fero, ndjekësit tërbohen në “Instagram-in” e Arbenitës! Ja shprehjet më pikante në drejtim të saj...

Publikuar më: 18:09 16-05-2019

Fero e dinte shumë mirë se lajmi i ndarjes nga ai dhe Arbenita do të shkaktonte shumë zhurmë në shtypin rozë, sidomos në qoftë se kjo do njoftohej nga vetë ai.

Këtë mëngjes u tronditëm kur në “Instagram-in” e reperit pamë shprehjen: “Vajza që tani e tutje, unë jam SINGLE...”, duke supozuar në këtë mënyrë se ai dhe Arbenita i kishin dhënë fund lidhjes. (lexo këtu).

Të gjithë filluan të ngrinin aludimet se çfarë po ndodhte dhe nëse kjo ishte një shaka e reperit apo promovim për këngën e re që del në ditën e nesërme.

Gjithsesi ajo që na ka bërë përshtypje ne si intv.al ishin komentet të cilat u vërsulën me furi në “Instagram-in” e modeles.

Ato ishin nga më të ndryshmet. Nga fansat kuriozë se çfarë ndodhi, tek ata që ngushëllonin duke i thënë Fero nuk ishte i duhuri për të dhe tek meshkujt që e mendonin këtë si mundësi për t’i dhënë një shans atyre.

“Mirë e ke bo që je nda, s’ishte ai për ty” – ishte një nga komentet, ndërkohë që një tjetër dukej i gëzuar me mendimin se atij i kishte ardhur mundësia shkruante “ Tash që je single çfarë kishe thënë për ne t’dy”.

Më poshtë ju ftojmë të ndiqni disa prej komenteve më pikante.

WhatsApp_Image_2019-05-16_at_15.43.38.jpeg

WhatsApp_Image_2019-05-16_at_18.08.06.jpeg

 

fero.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035641193389893