INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ndarjes nga Elvana, Flori Mumajesi i futet fuqishëm këtij biznesi [VIDEO]

Pas ndarjes nga Elvana, Flori Mumajesi i futet fuqishëm këtij biznesi [VIDEO]

Publikuar më: 10:44 05-06-2017

Duket se fakti që është një ndër kantautorët më të mirë shqiptarë, nuk është më i mjaftueshëm për Flori Mumajesin.

Pas blerjes së 35 % të aksioneve të Elvanës të cilën e kishte partnere në biznesin "Proper Pizza", ai zotëron tashmë pjesën dërrmuese (85%) të kësaj sipërmarrje që sa vjen e rritet, ndërkohë që 15% i ka miku i tij, vëllai i këngëtares së ndjerë Emmy. Por me sa duket, suksesi në këtë drejtim ka bërë që ta zgjerojë biznesin duke hapur edhe një tjetër liçencë. Rreth 3 muaj më parë është hapur "Proper Pizza Production" që do të meret me blerjen e lëndëve të para, magazinimin, përpunimin etj, për të bërë produkte për aktivitetin e tij të picave. Krahas saj, Flori ka menduar ta shtrijë aftësinë e të bërit biznes edhe në një fushë tjetër, konkretisht atë të ndërtimit. Kështu, nga fundi i prillit të këtij viti, aktiviteti i shoqërisë "M.I.A"  i cili deri pak javë më parë merrej me veprimtari në fushën e muzikës,  është zgjeruar tashmë edhe në fushën e ndërtimit, i pagëzuar me emrat e rinj, “M.I.A Construction” dhe “M.I.A Holding”. Në këtë aktivitet parashikohen shumë punë të mëdha si: ndërtim rrugësh, hekurudhash, urash e tunelesh, prodhim betoni, ndërtime ujësjellësi etj. Duhet thënë se shpërthimi i Florit në biznes është me të vërtetë impresionues./intv.al/ 

elvana-flori-e1427530888260-700x294.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038578510284424