INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas mbërritjes në Kosovë, Rita Ora flet për herë të parë: ''Rini e mrekullueshme, krenare që jam pjesë e këtij kombi''

Pas mbërritjes në Kosovë, Rita Ora flet për herë të parë: ''Rini e mrekullueshme, krenare që jam pjesë e këtij kombi''

Publikuar më: 18:21 10-04-2019

Mbërritja e këngëtares me famë botërore në Kosovë, Rita Orës është pritur me goxha entuziazëm nga shtypi rozë shqiptar dhe jo vetëm.

Prej disa kohësh këngëtarja ka pranuar rolin e ambasadores së UNICEF në vendlindjen e saj.

Gjatë ditës së saj të dytë të qëndrimit në Prishtinë, Rita foli për herë të parë duke i’u drejtuar të gjithë të pranishmëve me këto fjalë për eksperiencën e vizitës së saj:

“Jam e lumtur që jam në Kosovë. Kam pasur një udhëtim fantastik me UNICEF-in. Me të vërtetë po mundohem që ta ndihmoj rininë kosovare. Jam e mrekulluar me punën që po bëjnë të rinjtë dhe jam krenare se jam pjesë e këtij kombi. Me të vërtetë jam e lumtur që kam takuar shumë heronj të ri. Faleminderit që më keni pritur”, tha Rita gjatë konferencës.
Për tre ditë me radhë Rita do të mbajë takime dhe do të vizitojë nga afër familjet në nevojë dhe fëmijët që jetojnë në kushte të rënda ekonomike.

Siç raporton “Gazeta Express” Rita shoqërohet në këtë mision humanitar nga babai dhe nëna e saj.

Screenshot_8-20-768x405.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033950805664062