INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Malumas edhe aktori i njohur turk flet shqip! Shikoni çfarë i thotë Almedës në gjuhën tonë... Sa i ëmbël! [VIDEO]

Pas Malumas edhe aktori i njohur turk flet shqip! Shikoni çfarë i thotë Almedës në gjuhën tonë... Sa i ëmbël! [VIDEO]

Publikuar më: 14:23 22-04-2018

Gjuha shqip mesa duket ka filluar të bëhet e “ndërkombëtarizuar”, të shumtë janë personazhet e njohur botërorë të cilët i kemi parë duke thënë disa fjalë shqip.

Para disa javësh ishte pikërisht Malumo i cili tha fjalën “Të dua”, teksa e lexoi në një koment që ja bënte një fanse shqiptare.

Mbrëmjen e djeshme, e ftuar në emision e Ermal Mamaqit ishte aktorja dhe modelja e njohur shqiptare, Almeda Abazi, një vajzë shumë e ëmbël dhe e dashur për publikun shqiptar.

Siç e dini, Almeda është e martuar me aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman, gjithashtu një personazh shumë i dashur për shqiptarët e apasionuar pas telenovelave turke.

Aktori i njohur mbrëmjen e djeshme u bë pjesë e “Xingut” me anë të një lidhjeje telefonike nga Turqia, ku gjatë bisedës me Ermalin dhe Almedën, Tolgahani i habi të gjithë pasi fliste disa fjalë shqip, si të dua apo të kam shpirt.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

I dashuri turk i Almedë duke folur SHQIP from Elton Cara on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.0036602020263672