INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas lidhjes së përfolur me Anën, Arsimi zbulon surprizën tjetër

Pas lidhjes së përfolur me Anën, Arsimi zbulon surprizën tjetër

Publikuar më: 22:29 01-04-2021

Në mes të muajit mars, Arsimi vendosi të largohej përfundimisht nga Për’puthen. Ai tha se do të largohej për shkak të disa arsyeve private. Ai shtoi se duhet të rikthehej në Zvicër për t’i bërë disa vizita djalit të tij.

Mirëpo, menjëherë pas daljes nga Për’puthen, u zbulua lidhja e Arsimit me ish-konkurrenten e emisionit, Ana Lleshin 

E pyetur për raportin e saj me djalin nga Maqedonia gjatë një interviste për Top Albania Radio, Ana u vendos në siklet duke pranuar “Ku ka zë, nuk është pa gjë”.

Ndërkohë që po shijon romancën me Anën, Arsimi po bëhet gati që t’i futet tregu muzikor, si shumë konkurrentë të tjerë të Për’puthen. Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, dikush e ka pyetur Arsimin se cili është ëndrra e tij më e madhe.

“Se do të bëhem një reper i suksesshëm”, është përgjigjur ai, duke publikuar një pjesë nga kënga e parë që ka realizuar.

Arsimi ka zbuluar se kjo këngë do të publikohet deri në fund të muajit prill ose fillim të majit.

“Më besoni, unë do të bëj çmos që të dalë në fund të Prillit, në fillim të majit, por do të jetë me ju gjatë gjithë vitit”, ka treguar ai.

Edhe Ana ka zbuluar se do t’i futet muzikës, ndaj na mbetet të shohim nëse do të kemi në të ardhmen një bashkëpunim mes çiftit.

Article Logic
Execution time: 0.0026969909667969