INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas largimit nga Top Channel, Jonida Shehu rikthehet 'natën vonë'! Ja ku do e shohim moderatoren këtë sezon

Pas largimit nga Top Channel, Jonida Shehu rikthehet 'natën vonë'! Ja ku do e shohim moderatoren këtë sezon

Publikuar më: 17:34 08-09-2020

Ndryshimet në sezonin e ri duket se kanë prekur edhe moderatoren e njohur, Jonida Shehu.

Duke qenë se emisioni politik “Open” do të jetë në transmetim edhe të mërkurave u kuptua se “Soiree” nuk do të rikthehet këtë sezon.

Edhe vetë Shehu ishte shprehur më parë se me shumë mundësi “Soiree” nuk do të ishte në ekran këtë sezon.

Duket se moderatorja ka vendosur të largohet nga “Top Channel” drejt një ekrani tjetër, “Abc news”.

Burime për “Who” tregojnë se Jonida Shehu do të rikthehet me emisionin “Natën vonë” një herë në javë dhe disa herë në javë me emisionin qëndror të lajmeve në “Abc news” me të ftuarin e ditës.

“Natën vonë” ka qenë një format i suksesshëm i Shehut, ndaj ata që i ka marrë malli për intervistat ‘’tet a tet’’ të Jonidës me personazhet publikë do t’i ndiqni shumë shpejt.

Article Logic
Execution time: 0.0034849643707275