INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas lajmit për arrestimin e Albano Bogdos, reagon Turjan Hyska me këtë video  [VIDEO]

Pas lajmit për arrestimin e Albano Bogdos, reagon Turjan Hyska me këtë video [VIDEO]

Publikuar më: 14:44 22-09-2017

Lajmi i djeshëm për arrestimin e Albano Bogdos, bëri xhiron nëpër rrjetet sociale.

Por nuk zgjati shumë dhe ishte vetë policia ajo që sqaroi se  nuk kishin arrestuar asnjë person me emrin Albano Bogdo. E gjithë skena e fotografuar teksa aktori me pranga në duar po shoqërohej nga forca policie në dalje të një pallati, ishte në shërbim te njërës prej skenave që po xhirohen për sezonin e ri të show-t të humorit “Apartamenti 2XL”. Kjo situatë i ka bërë pështypje edhe moderatorit Turjan Hyska i cili edhe ka punuar me djemtë në  show-n e humorit. Turi, nëpërmjet një videoje shprehet me ironi:

Unë shpëtova, u fsheha. Ju Alban, Visjan dhe të gjithë të tjerët, jam me ju. Burgu për burrat është dhe ishalla e paçin dorën e lehtë çunat. Hajde se duhet bërë njëherë në jetë burg”.  Si do ta presë Albani?

Article Logic
Execution time: 0.0035879611968994