INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas kritikave që iu bënë për peshën, Rihanna reagon për ‘British Vogue’ [FOTO]

Pas kritikave që iu bënë për peshën, Rihanna reagon për ‘British Vogue’ [FOTO]

Publikuar më: 12:34 03-08-2018

Rinnana së fundmi ka pozuar për kopertinën e “Vogue” në Britaninë e Madhe. Fotot tërhoqën një vëmendje të veçantë për shkak të tendencës së vetullave të holla të cilat u diskutuan mjaftueshëm.

Kohët e fundit Rihanna është kritikuar shumë për format e saj të bëshme. Në intervistën, e cila do të publikohet në muajin shtator këngëtarja ka folur për marrëdhënien që ka me trupin e saj dhe se nuk ka ndërmend ta ndryshojë sepse i pëlqen ashtu siç e ka.

“Jam krenare që jam një femër e botës së spektaklit me këto lloj formash, me këtë fundshpinë me këto kofshë”- ka thënë 30-vjecarja. Rihanna është e para femër me ngjyrë që ka pozuar për “British Vogue” dhe ky botim është quajtur më i rëndësishmi i të gjithë vitit.

Mediat kanë zbuluar vetëm pak gjëra të kësaj interviste të gjatë me yllin e muzikës botërore. Ajo ka thënë gjithashtu se ka ndërmend të nisë palestrën, jo për t’u dobësuar por vetëm për të krijuar forma të rrumbullakëta dhe seksi.

C_2_fotogallery_3090119_1_image.jpg

 

C_2_fotogallery_3090119_2_image.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034270286560059