INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas kritikave, Palmer nis takimin me Lulzim Bashën

Pas kritikave, Palmer nis takimin me Lulzim Bashën

Publikuar më: 14:06 09-04-2019

Zëvendës-Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer po nis takimin me kryetarin e PD, Lulzim Basha.  Zyrtari amerikan u prit në oborrin e selisë blu nga ish-ministri i Punëve të Jashtme, Aldo Bumçi dhe ish-deputeti Oerd Bylykbashi.

Ky takim ndërkohë nis pas kritikave që Palmer pati për opozitën për djegien e mbandateve. Në bashkëbisedim me gazetarët ai tha se, “Është përgjegjësi e opozitës për të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit. Ajo duhet të ndajë vizionin e saj me mbështetësit dhe të punojë fortë. Vetëm në këtë mënyrë mundet të fitojë në arenën politike. Nuk është detyrë e qeverisë që të bindë opozitën të hyjë në zgjedhje”

Pritet të shikohet nëse nga PD do të ketë një njoftim mbi takimin dhe bisedën që do të zhvillohet mes Palmer dhe Bashës.

Article Logic
Execution time: 0.0039470195770264