Të gjithë e dimë tashmë që stili i motrave Kardashian-Jenner është një nga më të preferuarit dhe shumë femra në botë frymëzohet nga stili i veshjes apo i jetës së tyre.
Epo shumë ndjekës vënë re çdo detaj në daljet publike apo fotot e tyre dhe para pak ditësh ishte Kim Kardashian ajo që ra pre e akuzave për photoshop.
‘Kim çfarë ndodhi me këmbën tënde?’ pyeti një fans.
Kim pas këtyre pyetjeve ka marrë vendimin e papritur për foton. Ajo e ka fshirë postimin nga llogaria e saj.
Epo pas Kim, “pre” e akuzave është motra e saj, Kourtney Kardashian, e cila u detyrua të bënte të njëjtën gjë.
Ajo ndau një foto të saj në Instagram Story, e cila tregonte të pasmet e saj përballë kamerës.
Fotoja u kap screenshot dhe u shpërnda në Reddit (nëpërmjet Daily Mail), ku fansat kishin një ditë në terren me komente.
“Kjo është e turpshme,” u pajtua një tjetër.
“Ajo me të vërtetë mendoi se do të ikte me këtë dhe të gjithë do të thoshin, ‘Po, kjo është Kourtney e vërtetë!’”, thuhej në një përgjigje tjetër.
“Në këtë pikë photoshopi i keq duhet të jetë i qëllimshëm,” ndau dikush tjetër.
Kim Kardashian gjithashtu nxitoi të fshinte një foto me bikini nga Instagrami i saj pasi fansat e kuptuan se mund të ishte fotoshopuar.