INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas këtij veprimi, fansat kryqëzojnë Rihanna-n: “Mjaft tregove mungesë respekti...” [FOTO]

Pas këtij veprimi, fansat kryqëzojnë Rihanna-n: “Mjaft tregove mungesë respekti...” [FOTO]

Publikuar më: 19:27 24-04-2017

As nuk i plas fare!

Që Rihanna kishte sens humori e dinim, por jo të shkonte deri në këtë pikë sa të acaronte edhe vetë fansat e saj. Këta të fundit e kanë “kryqëzuar” atë pasi ka përdor një imazh shumë të shenjtë për ta, për të bërë humor. Bëhet fjalë për mbretëreshën e Britanisë së Madhe, pasi RiRi postoi në Instagram disa foto ku koka e mbretëreshës Elizabeth ishte photoshop-uar në trupin e saj në disa nga fotot më të njohura të këngëtares nga Barbadosi.

Sipas shumë prej fansave të saj, kjo është mungesë respekti ndaj sovranes 91-vjeçare.

“Mjaft tregove mungesë respekti ndaj mbretëreshës. Nuk më intereson nëse s’të pëlqen ky koment apo edhe sikur të më bllokosh, sepse po them këtë, po si mundesh? Mbretëresha është një njeri shumë shumë shumë i rëndësishëm në jetët tona dhe kjo që bën ti është një mungesë e madhe respekti. Ke dalë nëpër lajme dhe mendoj se ti po e bën këtë vetëm për të tërhequr vëmendje dhe të dalësh në lajme. Ndalo Rihanna.”- shkroi një komentues duke kritikuar 29-vjeçaren.

Dhe siç mund ta merrni me mend, rebelja jonë e preferuar, jo vetëm që nuk i është përgjigjur kritikave, por ka vijuar të argëtohet duke postuar foto të tjera.

 

Article Logic
Execution time: 0.00313401222229