INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas kërkesës së ministrit Bushati për plotfuqishmërinë për negociatat me Greqinë, ja çfarë ka bërë presidenti Meta

Pas kërkesës së ministrit Bushati për plotfuqishmërinë për negociatat me Greqinë, ja çfarë ka bërë presidenti Meta

Publikuar më: 13:37 16-02-2018

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka dërguar kërkesën te Presidenti i Republikës, Ilir Meta për lëshimin e plotfuqishmërisënga presidenti për negociatorët që do të negociojnë me Greqinë për çështjet e lëna pezull.
Pas kësaj kërkese, Meta priti në zyrë ish-presidentët, Bujar Nishani, Bamir Topi, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Sali Berisha për t’u konsultuar në lidhje me këtë çështje të rëndësishme.

Ndërsa, mbrëmjen e djeshme presidenti Meta ka pasur një takim me ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodhelin, ndërkohë që ditën e sotme ka zhvilluar një takim me ish-ministrin e Jashtëm dhe njëkohësisht N/Kryetarin aktual të Komisionit për Politikat e Punëve të Jashtme, Tritan Shehu.

Pas takimit, Shehu u shpreh se pala shqiptare mban të fshehtë marrëveshjet me Greqinë, ndërsa theksoi se nga ana tjetër ministri i Jashtëm grek deklaron se marrëveshjet me Shqipërinë janë arritur.

 

Article Logic
Execution time: 0.0017199516296387