INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ishujve Filipine, Tajfuni i fuqishëm godet edhe Kinën

Pas ishujve Filipine, Tajfuni i fuqishëm godet edhe Kinën

Publikuar më: 14:37 16-09-2018

Një tajfun i fuqishëm ka përfshirë provincën Guangdong të Kinës, që përbëhet nga një numër i madh i popullsisë. Tajfuni fillimisht kishte nisur në Filipine duke lënë të vdekur 29 persona. Me fuqi të erës që arrin deri në 200 km për orë, cikloni Mangkhut konsiderohet më i forti që ka goditur rajonin këtë vit dhe cilësohet në kategorinë 5. Kryeqyteti Hong Kong ka rritur alarmin e tajfunit në 10, në mëngjesin që erërat lanë dëme të mëdha në objekte si dhe çrrënjosi shumë pisha. Ndërkohë, autoritetet në ishujt Filipine, njoftuan se në mesin e 29 viktimave janë edhe një foshnje dhe një fëmijë, si dhe 13 persona tjerë janë lajmëruar të zhdukur.

Article Logic
Execution time: 0.0034270286560059