INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas historisë së trishtë me abortin, ish-velina dhe futbollisti i njohur bëhen prindër për herë të parë [FOTO]

Pas historisë së trishtë me abortin, ish-velina dhe futbollisti i njohur bëhen prindër për herë të parë [FOTO]

Publikuar më: 00:30 21-11-2018

Velina e njohur e cila ka spikatur në “Striscia la notizia”, Costanza Caracciolo dhe ish- sulmuesi i Kombëtares italiane, Christina Veri, janë bërë prindër për herë të parë.

Lajmin e ëmbël çifti e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale duke treguar se kanë pritur vajzën e tyre Stella.

Çifti publikoi një foto të realizuar gjatë shtatzënisë së Costanza-s, ndërsa ish-futbollisti shkroi në “Instagram”:

“Sot ishte dita më e lumtur e jetës sime. Tani e kuptoj emocionin që një prind ndjen kur të vendosin mes dy duarve vogëlushen tënde, për këtë mrekulli që na dha jeta, do të jem mirënjohës gjithë jetën. Të dua. Mirëserdhe Stella”.

Çifti u lidh në 2017-n dhe në të njëjtin vit Costanza humbi një fëmijë pas një aborti spontan.

 

Article Logic
Execution time: 0.0024619102478027